21 Dhjetor 2024

Juventus kërkon Gabriel Jesus

Torino, 27 mars - Gabriel Jesus mund të zëvendësojë Paulo Dybala të Juventus. Sulmuesi 24-vjeçar ishte në vëmendjen e klubit italian edhe Verën e kaluar, por transferimi i tij do të kushtonte të paktën 50 milionë Euro.

Tashmë që braziliani ka edhe 1 vit kontratë me Manchester City çmimi mund të zbresë dhe te Juventus urojnë që të shkojë në 30 milionë Euro.

Gabriel Jesus bashkon teknikën me shpejtësinë, cilësi që preferohen nga trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri.

Edhe paga e tij duket e përballueshme për Juve, pasi përfiton 5 milionë Euro në sezon. Për më tepër priten lëvizje te Manchester City, pasi Pep Guardiola kërkon një nga dy sulmuesit Haaland e Kane. Nga kjo pritet të përfitojë Juventus për të marrë Gabriel Jesus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)