Juventus kërkon De Jong
Torino, 11 prill - Juventus edhe pse është në një pikë tepër kritike të kampionatit italian, pasi ndodhet në vendin e parë me vetëm një pikë larg nga Milani, sërish mendon për sezonin e ardhshëm dhe për përforcimet më të mira për skuadrën.
Kështu për të qenë një skuadre sa më kompetitive për vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve Juventus është në kërkim të lojtarëve me eksperiencë, kualitet dhe fizik.
Një prej objektiveve kryesore me sa duket është Nigel De Jong, mesfushori holandez që aktualisht është në radhët e Manchester City.
Për shtypin britanik, oferta e bardhë e zinjve tashmë është kryer dhe shuma e përfolur është ajo e 14 milionë eurove.