Juventus interesohet për Higuain e Martinez
Torino, 11 maj - Kampioni i Italisë, Juventus po mendon ta përforcoj sulmin për sezonin e ri, raporton e përditshmja italiane Tuttosport.
Sipas tyre, Gonzalo Higuain është objektivi kryesor i Juventusit, por me vëmendje po ndiqet edhe 26-vjeçari i Portos, Jackson Martinez, i konsiderua në Portugali si pasardhësi i Radamel Falcaos.
Për momentin, Martinez ka një klauzolë prej 28 milionë eurosh, por çmimi mund të ulet nën 20 milionë nëse Juventusi do të vendosë të negociojë.
Jovetiç, ylli i Fiorentinës, mund të shndërrohet gjithashtu në objektiv për Juventusin, nëse kalimi i tij në Premierligë, tek gjigantët e City apo Chelsea që ofrojnë shumë më tepër, nuk do të konkretizohet.