06 Maj 2024

Juventus interesohet për Benzema

Torino, 16 dhjetor - Karim Benzema mund të jetë përforcimi i sulmit për Juventus në merkaton e janarit.

Gazeta italiane ‘Corriere dello Sport’ nënvizon se sulmuesi francez i Real Madrid është në axhendën e bardhezinjve të Torinos.

Benzema do të mbërrinte në Torino në merkaton e dimrit në formën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Shitja e Amauri dhe Sissoko do siguronin për klubin torinez paratë e duhura për blerjen e lojtarit të Real Madrid.

Juventus është e interesuar gjithashtu për sulmuesit Giampaolo Pazzini (Sampdoria) dhe Edin Dzeko (Wolfsburg).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)