Juventus i ofron Drogbas si bonus 10 milionë funte
Torino, 25 maj - Juventus i është bashkuar betejës për sulmuesin që ka paralajmëruar largimin nga Chelsea, Didier Drogbas.
Sulmuesi, i cili do të lë klubin nga Stamford Bridge, kur kontrata e tij mbaron muajin e ardhshëm, është shfaqur si një ndër objektivat e gjigantit italianë.
Kampionët e Serie A janë të përgatitur që ti ofrojnë Drogbas 80 mijë euro si pagë javore dhe një bonus nënshkrim prej 10 milionë funte, shkruan The Sun.
Shenhua Shanghai i Nicolas Anelkas mbetet favoritë për të nënshkruar me 34-vjeçarin dhe zyrtarët e klubit torinez e dinë se nuk mund të shtyhen me fuqinë e klubit kinez sa i përket shpenzimeve.