Juventus i gatshem t'i ofrojë 2 milionë euro për Guarin
Torino, 14 janar - Sipas asaj që shkruan "Gazzetta dello Sport", ibjektivi parësor për mesfushën e Juventus është 25-vjeçari kolumbian i Portos, Fredy Guarin.
Oferta e klubit torinez është tashmë gati 2 milionë euro të paguara menjherë dhe 8.5 të tjera në përfundim të këtij sezoni.
Tratativa për kolumbianin është e lidhur me atë të uruguajanit të Sevilla, Martin Caseres, duke parë se Juventus ka nevojë vetëm për një vend në repartin e mesfushës.
Merkatoja e janarit ka edhe dy javë kohë para se të mbyllet dhe duhet pritur për të parë dhe mësuar se kush do të jetë goditja e rradhës e "Zonjës së Vjetër" në merkato.