11 Janar 2025

Juventus, gati marrëveshja me Samssungin

Torino, 17 prill - Paraqitja që la shumë për të dëshiruar në Chempions Ligë pas eliminimit nga Bayern, ka zgjuar shoqërinë e Juventusit e cila është vënë në kërkim të ndërtimit të një skuadre të madhe.

Për të arritur këtë gjë, nevojiten investitorë të fuqishëm pasi familja Anjeli nuk mundet të përballojë e vetme financat e një klubi që synon të arrijë majat e futbollit edhe në arenën ndërkombtare.

Sipas mediave Italiane bëhet e ditur se një Juventus i madh po duket gjithnjë e më shumë në horizont.

Raportimet nga “Sport mediaset”, bëjnë të ditur se në orët e fundit, në anekset e “Juventus Stadium”, është arritur një akord i rëndësishëm komercial me Samsung. Gjigandi koreano-jugor, është gati për ta mbuluar me miliona euro ekipin e “Zonjës së Vjetër”.

Gjërat mbeten ende sekrete, pasi detajet e fundit të akordit janë për t’u përcaktuar.

Sipas burimeve të “Sport mediaset”, Koreano- Jugorët, janë gati të investojnë rreth 120 milionë euro, për të marrë të drejtat e emrit të stadiumit Juventin dhe për të krijuar mundësi të tjera sponsorizimi me shoqërinë bardhezi.

Marrëveshja mes drejtuesve bardhezi dhe shoqërisë së fuqishme Koreano-Jugore pritet që të zgjasë më shumë se 5 vite investime.

Me paratë e freskëta, Marotta së bashku me pjestarë të tjerë të stafit të Juventusit janë gati të hidhen në sulm për të rikthyer Ibrahimoviç me ngjyrat bardhezi.

Me Shumën 120 milion euro në dispozicion, rikthimi i suedezit në Itali nuk është qëllimi i vetëm i shoqërsë së Zonjës së Vjetër, pasi në radhët e PSG-së po shikohet edhe mundësia e rikthimit të Verratti-t në Itali.

Por edhe Suares mbetet një ëndërr e teknikut Konte për të përforcuar repartin e avancuar.

Paratë e siguruara nga shoqëria Samsung mund të shërbejnë edhe për të mbajtur të paprekshëm Vidal e shumë lojtarë të tjerë të rëndësishëm në skuadër, kjo me qëllimin e vetëm për t’i rezistuar avancimit gjithnjë e më frikësues të Bajern Munih apo edhe bigëve të tjerë të Europës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)