Juventus e do kthimin e titullit 2006

Torino, 30 qershor - Udhëheqësit e klubit italian Juventus kanë dërguar të mërkurën një kërkesë zyrtare, në të cilën klubi torinez kërkon kthimin e titullit të kampionit të vitit 2006.
Zonja e vejtur është ekipi që ka pësuar dënimin më të rëndë në aferën Kalcopoli. Juventusit iu morën titujt (2005-2006) dhe për më tepër, klubi më i trofeshëm italian, u dëbua në Serie B.
Administrativisht, titulli i kampionit për sezonin 2005-2006 iu dha Interit, por udhëheqësit e Juventus mendojnë se as neroazuri nuk kanë qenë plotësisht të pastër në këtë aferë.