08 Janar 2025

Juventus do të ofrojë 43,5 milion euro për Dzeko dhe Kolarov

Torino, 16 janar - Sunday Star, Juventus është gati që në merkaton e verës të bëjë një operacion të madh me Manchester City.

Bardhezinjtë interesohen për Edin Dzeko dhe Aleksander Kolarov. Boshnjaku, një dëshirë e vjetër e Juventus, nuk po gjen hapësira në formacionin e Roberto Mancini pasi janë Balotelli dhe Aguerro.

Edhe interesimi për mbrojtësin serb nuk është diçka e re dhe në këto momente do të hynte shumë në punë në skemat e trajnerit Antonio Conte duke parë nevojën për mbrojtës të krahut të majtë.

Drejtori i Përgjithshëm i Juves, Beppe Marotta është gati të paguajë 43,5 milionë euro për dy yjet e City. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)