Juventus dhe Milan në garë për Hernanes
Torino, 25 mars - Mesfushori i Lazios, Hernanes, nuk di ku do ta çojë e ardhmja, por ka mundësi të përfundojë në ndonjë nga klubet më të mëdha italiane, Juventus ose Milan, shkruan "Gazzetta dello Sport" të dielën.
Hernanes është futbollisti kryesor te Lazio në dy edicionet e fundit dhe ka kontratë deri në qershorin e vitit 2015.
Ai ditë më parë ka refuzuar rinovimin e kontratës, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga Lazio në fund të këtij edicioni.
Për këtë arsye krerët e Lazios kanë vendosur që Hernanes ta ketë një klauzolë lirimi prej 18 milionë eurosh.
Ai së fundi është ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Brazilit.