Juventus blen serbin Krasic
Torino, 20 gusht - Pas shumë muajve bisedime, Juventus ka arritur të blejë lojtarin e krahut Milos Krasic nga CSKA-ja e Moskës.
Lojtari serb është transferuar në Torino për 15 milionë euro, duke mbyllur kështu një plagë të madhe në skuadrën e Del Neri-t, i cili kërkonte prej kohësh një lojtar krahu.
Krasic do mbërrijë nesër në Torino për vizitat mjekësore. Konfirmimi ka ardhur edhe nga klubi rus që nuk e ka shkruar emrin e lojtarit në listën e emrave për Champions League.