Juventus blen Lucio dhe Pogba
Torino, 4 korrik - Lucio është lojtari i ri i Juventusit. Ish-mbrojtësi brazilian i Interit është transferuar tek rivalët e përjetshëm të zikaltërve pas skadimit të kontratës.
Lucio ka firmosur një kontratë 2-vjeçarë me kampionët e Italisë dhe do të fitojë 2.3 milionë euro në sezon.
Presidenti i Interit Massimo Moratti ka komentuar shumë thatë këtë tradhti: Lucio? Kur dikujt i skadon kontrata mund të luajë ku të dojë.
Gjithashtu, mediat italiane bëjnë të ditur se një tjetër blerje e Juventusit është Paul Pogba, talenti 18-vjeçar i Manchester United.
Pogba ka firmosur prej kohësh me Juventusin. Më vjen shumë keq, ka thënë Sir Alex Ferguson në një intervistë për televizionin zyrtar të klubit.