Juventus bën gati 20 milionë euro për Gotze
Torino, 13 nëntor - Sipas asaj që shkruan sot Gazzetta dello Sport, klubi i Juventus është gati të paguajë 20 milionë euro për talentin 19-vjeçar të Gjermanisë dhe Borusia Dortmund, Mario Gotze.
Shifra që kërkon klubi gjerman është rreth 20 milionë euro por duke përfshirë në tratativa edhe kartonin e Milos Krasiç apo hollandezit Elia. Megjithatë ka gjasa që operacioni të kryhet në merkaton e verës dhe jo në atë të janarit.
Vetëm një ditë më parë, ish-sulmuesi i Milanit dhe Udineses, gjermani Oliver Bierhoff këshilloi klubet italiane që të mos heqin dorë nga talenti gjerman sepse është një investim i sigurtë për të ardhmen dhe me sa duket Juventusi e dëgjoi këshillën e menaxherit të kombëtares gjermane.