Juventus arrin marrëveshjen për Ogbonna
Torino, 9 korrik - Sipas Sky Sport, takimi i djeshëm mes Petrachi, Cairo, Marotta dhe Paratici ishte vendimtar. Dy palet u larguan me akordin e arritur.
Sot Ogbonna nuk do të shkojë tek grumbullimi i Torinos por do të vije në selinë e Juves për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re.
Për sa i perket akordit, Sky flet se fillimisht kërkesa e Torinos ishte shumë e lartë dhe oferta e Juves e ulët por më pas palët ndryshuan qëndrim dhe akordi u arrit.
Juve ofronte 10 milion + 2 bonus. Me 11 milion + 3 bonus gjithcka u arrit.