29 Dhjetor 2024

Juve kërkon përjashtimin e Interit nga Liga e Kampioneve

Torino, 11 shtator - Juventus ka marrë përkrahje në përpjekjet e tij për t′i hequr Interit titullin e kampionit në Serie A nga viti 2006, pasi Gjykata Kombëtare Arbitrare e Sportit (TNAS) e Komitetit Olimpik Italian (CONI) u deklarua kompetente për të vendosur rreth rastit.

Përveç kësaj, Juventus ka kërkuar përjashtimin e Interit nga Liga e Kampionëve në vazhdimin e betejës rreth Kampionatit të vitit 2006.

Zonja e Vjetër dështuan në përpjekjet e tyre fillestare për heqjen e titullit nga Inter, kur Federata italiane e Futbollit (FIGC) vendosi se nuk ishte kompetente për të marrë vendime të tilla.

Mirëpo, kërkesa në TNAS mori përgjigje pozitive. Presidenti i TNAS-it, Alberto de Roberto, konfirmoi se ata mund të vendosin rreth kampionait që iu mor Juventusit pas skandalit Calciopoli më 2006, por të rivendosur në dyshim pas dëshmive të reja kundër Interit.

Ndërsa, avokatët e Juventusit kanë marrë masa edhe më të gjëra duke kërkuar nga UEFA të përjashtojë Interin nga Liga e Kampionëve.

Sipas mediave italiane, Zikaltrit janë nën hetime dhe mund të dënohen njësoj si klubi turk Fenerbahce, të cilit iu mohua pjesëmarrja në garën elite të klubeve evropiane për shkak të përfshirjes në një skandal të kurdisjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)