11 Maj 2025

Jupp Henckess largohet nga Bayern

Mynich, 5 qershor - Largohet zyrtarisht Jupp Henckess si trajner i Bayernit të Mynichut dhe me shumë mundësi edhe karriera e tij në arenën e futbollit europian.

Me fitoren e tre titujve në një sezon, tekniku 68-vjeçar lë prapa krahëve një pasuri të paçmueshme për pasardhësin e tij Pepe Guardiola, i cili do të gjejë një skuadër pothuajse perfekte si rrallëherë ndodh në futbollin modern ku trajnerët ia lenë vendin kolegut të tyre për shkak të disfatave ku i çojnë skuadrat e tyre.

Gjatë deklaratës për shyp përpara mediave ku njoftoi largimin nga ekipi bavarez, trajneri gjerman gjithsesi e la një portë të hapur për t’u rikthyer sërish në stol, duke mos dashur ta privojë veten nga një dëshirë e mëvonshme për të përjetuar sërish emocionet e këtij sporti. “Nuk më pëlqen fjala ‘përfundimisht’.

Largohem në këto momente dhe do të shijoj pushimet ku edhe do të reflektoj për të ardhmen time.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)