Jürgen Klinsmann kapiten nderi i Gjermanisë
Berlin, 4 nëntor - Ish-qendërsulmuesi dhe më pas trajneri i kombëtares gjermane shpallet edhe zyrtarisht ndër kapitenët më të mëdhenj të historisë së kombëtares.
Ish-qendërsulmuesi dhe më pas trajneri i kombëtares gjermane shpallet edhe zyrtarisht ndër kapitenët më të mëdhenj të historisë së kombëtares.
Vlerësimi \"kapiteni nderi i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) është dhënë për kontributin që ka dhënë ish-qendërsulmuesi i Bajernit të Mynihut e më pas edhe Interit të Milanos, për kombëtaren gjermane. Jürgen Klinsmann është ish-lojtgari i pestë i kombëtares së Gjermanisë, i cili nderohet me këtë çmim.
Më parë këtë nder të shpallen \"kapiten nderi\" i fituesit të katërfishtë të kampionit të botës kanë pasur edhe Fritz Walter, Uëe Seeler, Franz Beckenbauer dhe Lothar Matthäus.
Klinsmann ka pasur 108 paraqitje në kombëtaren gjermane. Ai ka shënuar 47 gola dhe ka dhënë një kontribut të madh në kampionatin e vitit 1990 në Itali, ku Gjermania fitoi tiulllin e tretë të kampionit të botën.
Ndërsa në vitin 1996 ka fituar edhe titullin e kampionit të Evropës, pas \"golit të artë\" të Oliver Birhoffit kundër Çekisë. Në vitin 2006 Klinsmann ishte trajner i kombëtare, në Botërorin e zhvilluar në Gjermani, ku ajo humbi në gjysmëfinale nga Italia.