Jose Mourinho iken nga Real Madrid
Madrid, 21 maj - Florentino Perez ka organizuar një konference për shtyp ne Santiago Bernabeu për te shpallur hapin e rradhës se Jose Mourinho-s i cili do te largohet ne fund te sezonit.
Edhe pse portugezi kishte nje kontrate deri ne vitin 2016, bordi drejtues i klubit ka arritur nje marrevshje per ta lene te lire te shkoje pas tre vjetesh nen drejtimin e Real Madrid.
Nuk eshte mire te arrihen zgjidhje te tilla, por eshte gjithashtu e vertete se te dyja palet kane rene dakord se ky ishte momenti i duhur per te perfunduar kete bashkepunim, dhe ne do donim ta falenderonim trajnerin, se pari per punen qe ka bere- ka thene presidenti i Real Madrid.
Ne nuk kemi marreveshje dhe nuk kemi nenshkruar asnje kontrate provizore me ndonje trajner tjeter momentalisht. Kjo eshte detyra jone ne ditet e ardhshme. PSG ka beret e qarte se nuk deshiron ta lere Ancelotti-n te largohet.- keshtu i eshte pergjigjur Florentino Perez pyetjes qe iu drejtua, lidhur me emrin e trajnerit qe do te zevendesoje Mourinho-n kur ky te largohet ne fund te sezonit.
Ne duam qe trajneri i ri te jete dikush qe mund te na ndihmoje te vazhdojme te permiresohemi. Ne termat e futbollit, ne luajme me standarde te larta qe nuk duhet ti humbasim asnjehere, por gjate 6 sezoneve te kaluar, kjo fatkeqesisht ka ndodhur- ka perfunduar presidenti.
Perez ka shprehur se deshironte qe Mourinho te qendronte edhe per shume sezone te tjera, por fansat e Madridit, sipas tij, besojne se presioni qe ishte krijuar nga te dyja palet, ishte shume i madh per tu perballuar nga nje person i vetem, sic ishte Mourinho.