10 Janar 2025

Jordi Alba pranë transferimit tek Barcelona

Barcelonë, 4 qershor - Negociatat mes Barcelonës dhe Valencias për transferimin e mbrojtësit Jordi Alba kanë hyrë në fazën vendimtare.

Futbollisti është shumë pranë transferimit te katalanasit, duke u bërë blerja e parë e trajnerit të ri, Tito Vilanova.

Gjithçka po shkon drejt realizimit të kësaj marrëveshje, duke marrë parasysh cilësinë e futbollistit, dëshirën për të luajtur në \"Camp Nou\" si dhe situatën e tij kontraktuale që e bën transferimin mëse të mundshëm.

Barcelona ka lënë pas krahëve idenë për të blerë Gareth Bale, i cili vlerësohet 45 milionë euro nga klubi i Tottenham, pasi futbollisti i Valencias garanton të njëjtën cilësi dhe është më i përshtatur me futbollin spanjoll.

Alba ka edhe një vit kontratë me klubin e Valencias dhe klauzola e largimit është 40 milionë euro. Por kjo shifër ka zbritur në 15 pasi Valencia e di që pas një viti, futbollisti mund të largohet me parametër zero.

Por Barcelona nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 12 milionë euro për të blerë lojtarin në fjalë dhe këto 3 milionë euro diferencë janë ato që kanë penguar Jordi Alba të shfaqet para publikut me fanellën e Barcelonës.

Dy klubet do të ulen të diskutojnë përsëri në ditët në vazhdim, por Barcelona dëshiron të mbyllë gjithçka para fillimit të Euro 2012, pasi mendon se në garë për lojtarin mund të hyjnë klubet e sheikëve arabë: Malaga, PSG dhe Manchester City. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)