Joao Cancelo largohet nga Spanja, kalon te Interi
Valenci, 19 gusht - Joao Cancelo zhvilloi dje ndeshjen e fundit me Valencian dhe u përshëndet me tifozët vendas, para largimit nga Spanja.
Mbrojtësi anësor portugez do t'i bashkohet Interit, në një marrëveshje shkëmbimi me francezin Kondogbia.
23 vjeçari Cancelo pritet të mbërrijë në Milano brenda ditës së hënë dhe do të jetë një vit në huazim te zikaltrit, të cilët në fund të sezonit do të vendosin nëse do të ushtrojnë të drejtën e blerjes apo jo.
Krahas Kondogbia-Cancelo, në aksin Milano-Valencia ka lëvizur edhe mbrojtësi kolumbian i Interit, Jeison Murillo.
Largimi i tij i hap rrugë afrimit të zikaltrit të mbrojtësit francez të City-t, Mangala.