Jeton Oruqi u zgjodh anetar i Bordit te Apelit ne ETTU
Prishtinë, 16 shtator - Nënkryetari i parë i federatës së Pingpongut, z Jeton Oruqi është zgjedhur anëtar i bordit të Apelit të federatës Europiane të pingpongut (ETTU) në kongresin që është mbajtur sot.
Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë kryetari i federatës z. Jeton Beqiri si dhe Sekretari i përgjithshëm z. Fadil Luta, i cili është përzgjedhur edhe si verifikues për procesin e votimit.
Në këtë konferencë kryetar i ri i ETTU-ës është zgjedhur Igor Levetin nga Rusia.
Suksese për Jeton Oruqin në detyrën e re që është edhe nder për federatën