Januzaj shihet si perspektivë e Manchesterit

Manchester, 5 gusht - Adnan Januzaj konsiderohet si njëri prej tre yjeve të ardhshëm të Manchester Unitedit. Së bashku me Wilfried Zaha dhe Jesse Lingard, mesfushori kosovar shihet si perspektivë e klubit nga Old Traffordi.
Ish trajneri i tij, Warren Joyse, që e udhëheq ekipin U-21, e ka lavdëruar 18 vjeçarin, për të cilin është habitur se si ka përparuar në fazën përgatitore të Unitedit, që e zhvilloi në Azi dhe Australi.
Januzaj ka ndryshuar. Ai gjithmonë ka pasur talent të madh, mendjen e duhur, balancën dhe prekje të mirë të topit. Ai vetëm se është zhvilluar më shumë gjatë sezonit të fundit dhe po vazhdon kështu. Ai duhet ta mbajë kokën poshtë dhe të punojë fort dhe të shohë se sa larg mund të shkojë, deklaroi Joyce.
Ndërkohë, webfaqja zyrtare e Djajve të Kuq ka folur në detaje për karakteristikat e Januzajt, i cili gjatë turneut aziatik zhvilloi 5 ndeshje, prej tyre 2 si startues dhe 3 si zëvendësues.