James Rodriguez, nuk e ka ndërmend që të largohet nga Bayern
Munich, 4 janar - Anësori i Bayern Munichut, James Rodriguez, nuk e ka ndërmend që të largohet nga klubi gjerman.
26 vjeçari ka vuajtur që të përshtatet në fillim të sezonit, teksa forma e dobët që kaloi ekipi i kushtoi me shkarkim Ancelottit.
“Unë do të qëndroj këtu, jam shumë i lumtur në Munich”.
“Unë nuk dua të mendoj për ndonjë gjë tjetër”, theksoi James.
James lëvdoi trajnerin e ri Heynckes.
“Unë po tentoj të gjej ritmin dhe ai më ka ndihmuar që të kem më shumë minutazh. Më pëlqejnë stadiumet e Bundesligas, gjithnjë janë të mbushura. Luani edhe ndaj ekipeve tjera të forta. Është top kampionat”, përfundoi James./