Jahjaga, i dorëzon flamurin e Kosovës alpinistes Gashi
Prishtinë, 5 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dorëzuar flamurin e Republikës së Kosovës alpinistes Merita Gashi.
\"Me kënaqësi ia dorëzova flamurin e Republikës së Kosovës alpinistes Merita Gashi, e cila ekspeditën e saj në Kilimanxharo do tia dedikojë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si thirrje për sensibilizim shoqëror dhe institucional për vënien e drejtësisë dhe dënimin e këtij krimi lufte. Meritës i dëshiroj suksese në përmbushjen e misionit të saj\", ka shkruar Jahjaga në rretin social \"Facebook\".