Ja pikat më të forta të turneun ndërkombëtar Adem Jashari
Shkruar nga Agim Tahiraj
Të shtunën dhe të dielën që shkoi, në Prishtinë u mbajt turneu më i madh ndërkombëtar i boksit, Adem Jashari.
Ky turneu përmbushi të gjitha parashikimet, sepse boksierët treguan kualitetet e tyre. Boksierët në mënyrën më të mirë e organizuan turneun që organizohet për nder të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ishte një turne vërtet i veçantë dhe kualitativ, si ne organizim, si në kualitet të boksit. U tregua boks kualitativ dhe boksierët tanë po ashtu dhe mysafirët dhanë maksimumin në ring.
Për mua si autori i këtij shkrimit, befasi ka qenë pjesëmarrja e boksierëve të Belgjikës dhe të Kroacisë, që vërtet i dhanë një shije madhështore turneut të 18-të me radhë ndërkombëtar.
Boksierët luftuan me tërë arsenalin dhe u pa se janë të shkolluar në çdo aspekt, pra secili me shkollën e boksit që ka në shtetin e tij.
Disiplina, edukata, guximi, vendosmëria ishin edhe pasqyra e këtij turneut. Këtë turne e veçuan shumë të mira, por do ti renditi disa prej tyre: e para, ishte pjesëmarrja e shteteve, si Belgjika, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Shqipëria etj. boksierët e këtyre shteteve i dhanë një shkëlqim turneut i cili sa kalojnë vitet fuqizohet edhe me shumë.
E dyta, supervizori nga Kroacia ishte i kënaqur me nivelin e boksit, organizimit dhe referimit. Sepse edhe gjyqtarët ishin pika më e fortë e këtij turneut madhështorë dhe morën një notë pozitive.
Ky turne ishte edhe prej më të fortëve, si për nga cilësia, si për nga organizimi dhe për të gjitha gjërat tjera.
Të gjithë besojmë se në vitet e ardhshme do të jetë edhe në nivele më të lart, të ketë risi si gjithmonë dhe të fitojë epitetin e turneut edhe ndër më fortët në rajon.
Sepse dëshmuam edhe kësaj radhe si dimë, mundem dhe kemi traditë të organizimit të ngjarjeve të mëdha.
Sidomos kemi boksierë të nivelit të lart, si Armend Xhoxhaj që e fitoi turneun Adem Jashari.
Kështu që, organizatorët e kësaj ngjarje e dhanë provimin, por besoj edhe gjyqtarët dhe të gjithë akterët që ishin pjesë e këtij turneut të madh.
Tani na mbetet të punojmë edhe më shumë, që të zbulojmë dhe formojmë boksierë të rinj, të rrisim edhe me shumë rivalitetin në vendin tonë.
Sepse sa më shumë që kemi boksierë tanë, do të kemi edhe me tepër suksese në rrafshin ndërkombëtar.
Jo vetëm në zbulimin dhe formimin e boksierëve, por duhet të punojnë edhe me gjyqtarë të rinj që ti bëjmë gati për vitet e ardhshme, për shkak se tani jemi të pranuar dhe e kemi të drejtën e pjesëmarrjes në çdo garë.
Dhe më së miri e faktojë turneu ndërkombëtar Adem Jashari, se kemi traditën e boksit dhe trofeu mbeti në vendin tonë.
/Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit/