Italia s`pranon përsëritjen e ndeshjes me Serbinë
Romë, 20 tetor - Federata italiane e futbollit i është përgjigjur negativisht kërkesës së Serbisë për përsëritjen e ndeshjes së futbollit e cila u anulua dhe u fitua në tavolinë pas akteve të dhunës së tifozëve serbë në stadiumin e Xhenovës në Itali.
Disa ditë npas incidenteve që shkaktuan skandal ndërkombëtar., Federata Serbe e Futbollit ka kërkuar përsëritjen e takimit.
Ndërkohë përgjigja e Federatës italiane ka qenë negative me argumentin se autoritetet e sportit e kanë anuluar ndeshjen duke ia dhënë fitoren në tavolinë Italisë, për shkak të sjelles së tifozëve serbë.
Ndeshja e cila u anulua, ishte e vlefshme për Euro 2012.