Italia po planifikon të rikthejë tifozët në stadiume në shtator
Romë, 24 korrik - Tifozët do të rikthehen në stadium prej muajit shtator, nëse do të jetë e mundur.
Ministri italian i sporteve, Vincenzo Spadafora ka një projekt për rikthimin e mbështetësve në impiantet italiane megjithatë gjithçka do të varet nga situata e pandemisë.
“Nëse kurba epidemiologjike do të vij në ulje, publiku mund të rikthehet në stadium. Sigurisht jo në kapacitet të plotë dhe duke zbatuar me rigorozitet disa rregulla të cilat po i studiojmë.
Po këmbëngul në miratimin e këtij dekreti dhe nuk është e lehtë sepse do të duhen rreth 100 milion euro për të siguruar të gjitha materialet e nevojshme për mbarëvajtjen e aktivitetit”, u shpreh ministri italian i sporteve.