Italia dhe Serbia reagojnë pas vendimit të UEFAS
Romë, 30 tetor - Italia ka marrë në tavolinë fitoren tre me zero në lojën më Serbinë, ndërkohë që kjo e fundit do të luajë me dyer te mbyllura për dy ndeshjet e rradhës, pas ndeshjes se pezulluar në Genoa, për Euro 2012.
Italia do të luajë një ndeshje me dyer te mbylluara, dhe u gjobit me 100 mijë euro, ndërsa Serbia me 120 mijë euro.
Ndeshja e 13 tetorit u pezullua kur tifozët serb hodhën fishekzjarre ne fushë drejt tifozave italianë. Ndeshja rifilloi pas 35 minutave pas nisjes, por ajo u pezullua sërish pas 6 minutave, kur fishekzjarret ranë në fushë.
Antonelo Velantini, drejtori i federatës se futbollit italian tha se ky vendim ishte jo i mirë. \"Ne nuk mund të bënim më shumë se aq. Pasojat që mund të kishin qënë edhe me të mëdha, ne mundëm ti evitonim. Serbia dhe Italia ka tre ditë kohë për të apeluar vendimin.\" ka thënë ai.
Ndërsa Zoran lakovic, sekretari gjeneral i shoqatës së futbollit të Serbisë ka thënë se do të paraqesin një kërkesë për apel të këtij vendimi.
\"Por mund të them fundimisht se ky vendim nuk na ka kënaqur aspak, sepse mendojmë se nuk është e drejtë të fillosh një ndeshje kur pas ndërprerjes së saj nuk ka rojë sigurie të mjaftueshme në stadium.