Itali, Shorti i Serie A
Romë, 29 korrik - Është tërhequr shorti për ndeshjet e sezonit 2010/2011 në Serie A, short i cili ka nxjerrë mjaft përballje interesante në javët e para.
Në javën e parë më 29 gusht, kampioni Inter i shkon Bolognas, ndërsa Juventusi do të udhëtojë në Bari. Roma do të ketë punë me skuadrën e promovuar në Serie A, Brescia, ashtu si Milani që pret Leccen në San Siro.
Java e pestë e sjellë dhe derbin e parë, në Olimpico të Romës takohen rivalët e dy sezoneve të fundit, Roma pret Interin. Një javë më pas, më 3 tetor, Interi në Giuseppe Meazza do ta zhvillojë atë që quhet Derbi dItalia ndaj njërit prej rivalëve më të mëdhenj, Juventusit.
Java e nëntë është e rezervuar për Milanin dhe Juventusin, të cilët më 31 tetor takohen në duelin e gjigantëve në San Siro. Derbi i kryeqytetit zhvillohet më 7 nëntor, kur në kuadër të javës së 10 takohen Lazio dhe Roma.
Në javën e 17-të, përkatësisht më 19 dhjetor, Milani pret Romën në San Siro, por po në këtë javë zhvillohet edhe derbi gjenovian mes Sampdorias dhe Genoas.
Definitivisht, java e 12-të do të jetë tejet e nxehtë, pasi që do ti shohë më 14 nëntor të përballen njëri me tjetrin dy rivalët e përbetuar, Derbi Della Madonnina, Interi para tifozëve të vet pret Milanin në tempullin epik të Giuseppe Meazzas. Kjo nuk është e tëra. Juventusi do të ketë punë me Romën po në këtë javë, ndeshjet kthyese të së cilës zhvillohen më 3 prill.
Java e parë:
Bari - Juventus
Chievo - Catania
Milan - Lecce
Parma - Brescia
Roma - Cesena
Sampdoria - Lazio
Udinese - Genoa
Palermo - Cagliari
Bologna - Inter
Fiorentina - Napoli
Ndeshjet kryesore:
Java 5 Roma - Inter
Java 6 Inter - Juventus
Java 9 Milan - Juventus
Java 17 Milan Roma dhe Sampdoria Genoa
Java 10 Lazio - Roma
Java 12 Inter Milan dhe Juventus - Roma