Itali-Serbi, shtyhet marrja e vendimit nga UEFA
Paris, 19 tetor - Komisioni disiplinor i UEFA-s do të marrë vendimin mbi ndërprerjen e ndeshjes Itali-Serbi të premten më 29 tetor dhe jo në 28, siç ishte deklaruar më parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë UEFA, duke përgënjeshtruar lajmin për një takim mes presidentit Michel Platini dhe një delegacioni të federatës serbe.
"Do të jetë vetëm një ceremoni inagurimi e selisë së re në Nyon. Të ftuarit e ndryshëm normalisht mund të flasin mes tyre, por nuk është parashikuar asnjë vizitë zyrtare", shpjegon UEFA.