Itali-Serbi, prokurorët e UEFA-s kërkojnë 3-0
Romë, 21 tetor - Fitore në tavolinë (3-0) për përfaqësuesen italiane dhe tre ndeshje në shtëpi pa tifozë për Serbinë.
Gjithashtu përjashtim me kusht për dy vite nga Europiani. Dy ndeshje pa tifozë, gjithnjë me kusht, për Italinë.
Këto janë kërkesat e bëra për Komisionin Disiplinor të UEFA-s nga prokurori i konferencës europiane të futbollit, Jean-Samuel Leuba, për ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë të ndërprerë me 12 tetor në Xhenova.
Sanksionet e kushtëzuara bëhen efektive vetëm nëse përsëriten incidentet.