Ismaili: Gjithqka gati per të dielen
Gjilan, 10 gusht - Besim Ismaili nënkryetar i KF Drita dhe kryetar i këshillit organizues, ka thënë Klubi futbollistik Drita në bashkëpunim me DKRS e udhëhequr nga Veton Nevzadi dhe qe është financuese e këtij turneu, është gati për turneun tradicional!
Ftoj qytetaret e Gjilanit dhe Mediat me prezenc madheshtore per te përkujtuar dhe nderuar veprën e njerëzve që dhanë shumë për futbollin gjilanas, Selami Osmani-Bezi, Kemajl Halimi-Raci, Reshat Osmani-Reshi.
Udhëheqësia e KF.Dritës është ideatore e turneut i cili do të jetë i përvjetshëm nen patronatin e komunes ne bashkpunim me KF.Driten dhe do të organizohet në nderim të veprës së Selami Osmanit Bezit, Kemajl Halimit Racit e Reshat Osmanit Reshi, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmueshëm për futbollin gjilanas, pjesmarres te turneut jane: KF.Gjilani,KF Trepqa, dhe KF.Liria.
Turneu hapet të dielen me 11 gusht ne ora 15:00 ku do jene disa fjale rasti dhe pastaj te hidhet shorti.
Ndeshja e pare do te filloj ne ora 15:30 ku do te zgjasin nga 45 minuta per ndeshje.