Investitorët kinezë bëhen pjesë e botës së futbollit
Manchester, 1 dhjetor - Abu Dhabi United Group, që zotëron klubet e futbollit të Manchester dhe New York City, duket se do të ketë aksionerë të rinj brenda tij.
Investitorë kinezë, ku përfshihet edhe kompania China Media Capital, bënë të ditur arritjen e një marrëveshjeje për blerjen e më shumë se 13% të aksioneve të këtij grupi, për një vlerë prej 400 milionë dollarë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, këto aksione do t\'u bashkangjiten atyre të Sheikut Mansur që drejton Abu Dhabi United Group për City Football Group, që arrin vlerën prej 3 miliardë dollarë.
Sipas presidentit të City Football Group, Kaldon al Mubarak, kjo marrëveshje u arrit për të zgjeruar influencën e City Football Group edhe në Kinën e largët.
Investimet e kryera nga Sheiku Mansur te Manchester City që nga viti 2008 ka sjellë jo pak përfitime për këtë skuadër, që ka arritur të fitojë titujt kampionë të Anglisë në 2012 dhe 2014.
Plani për zgjerimin e City Football Group tani përfshin edhe blerjen e aksioneve të skuadrës japoneze Yokohama Marinos.