15 Maj 2024

Interi transferon Knasmullner

Milano, 29 janar - Interi ka arritur të sigurojë shërbimet e tinejxherit sensacional, austriakut të Bayernit të Munichut, Chritoph Knasmullner, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë.

“Knasmullner ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me Interin, e cila do ta mbajë atë në Meazza deri më 30 qershor të vitit 2015”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi Nerazzur.

Mesfushori austriak konsiderohet si një prej talentëve më të mëdhenj evropianë për momentin, ndërsa ai u transferua te Interi për një shumë e cila nuk është bërë ende e ditur, pasi talenti kishte kontratë me bavarezët deri në fund të sezonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)