Interi transferon Alvaro Pereiran
Milano, 24 gusht - Porto ka bërë të ditur se ka shitur mbrojtësin e krahut të majtë, Alvaro Pereiran, te gjiganti italian Interi.
Shuma e transferimit të futbollistit uruguaian është 10 milionë euro dhe në rast se ai bën 25 paraqitje, atëherë Porto do të përfitojë edhe dy milionë euro dhe një milion tjetër në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Edhe dy milionë euro tjera ekstra do t`i takojnë Portos nëse Interi fiton Serie A, Coppa Italia, apo Europa League, duke e bërë transferimin e vlefshëm deri në 15 milionë euro.
Anësori i jashtëzakonshëm është transferimi i shtatë i Interit për këtë verë, që të dielën e fillon sezonin në Serie A ndaj Pescaras.