29 Prill 2024

Interi të ofrojë Eto’o-n për Tevezin

Milano, 6 janar - Trajneri i Interit, Leonardo, është i gatshëm ta dërgojë Samuel Eto’o-n te Manchester City, për të marrë në drejtim të kundërt Carlos Tevezin gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas talkSPORT, drejtuesi i ri i zikaltërve e dëshiron argjentinasin në skuadër për sezonin e ardhshëm (2011-2012), ndërsa është i gatshëm që ta ofrojë sulmuesin kamerunas në shkëmbim.

Spekulohet se Tevez do të largohet nga ‘pasanikët’, të cilët janë pranë transferimit të Edin Dzekos nga Wolfsburgu, ndërsa Leonardo e dëshiron me ngulm sulmuesin argjentinas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)