24 Dhjetor 2024

Interi, tani nis misioni Kaka

Milano, 27 dhjetor - Ku i dihet nëse edhe ai, si Leonardo, do t’i telefonojë administratorit Adriano Galiani para se të hedhë firmën e tij në kontratë. Pas ish-trajnerit kuqezi, Masimo Morati dëshiron me çdo kusht Kakanë. E ndjek, e pret, e vëzhgon dhe shpreson.

Numri një i Interit pret nga Florentino Perez dhe nga miku i tij Zhoze Murinjo t’i japin “ok” për të nisur marrëveshjet me brazilianin. Në këmbim, në qershor, mund të zbarkojë në “casa blanca” Maikon.

Atë që do të ndodhë efektivisht do ta kuptojmë në ditët e ardhshme. Por, përpara mund të kërkojmë të kuptojmë cilët janë kufijtë e kësaj marrëveshje surprizë. Pikat në favor të Interit ekzistojnë dhe nuk janë kot. Në radhë të parë miqësia që, prej kohësh lidh Leonardon dhe Rikin.

Ai që solli Kakanë te Milani ishte pikërisht trajneri aktual i Interit, i cili do të ishte më shumë se sa i lumtur ta kishte në radhët e skuadrës së tij zikaltër. Sikur të mos mjaftonte, te Reali i Madridit, ish-djali i artë nuk ka mundur kurrë të gjejë një dimension të tij.

Pra ka bërë gjëra të mira, por nuk ka qenë kurrë Kaka, ka vuajtur personalitetin e Kristiano Ronaldos dhe nuk ka mundur të hyjë kurrë në zemrën e tifozëve.

Për më tepër, tashmë është thuajse e dukshme me Murinjon, Wzil dhe Di Maria janë dy lojtarët që mund t’i dhurojnë Rikit pankinën. Logjike, në këtë sens, se edhe për të, në thellësi milanist, Interi paraqet një rast të madh për të rilindur dhe për t’u rikthyer te fitoret.

Ashtu siç është logjike, që është shumë e mundur të ketë një diskutim me drejtuesit zikaltër. Por jo gjithçka është gjithnjë e mundshme. Kundër binomit Kaka-Inter janë tri gjëra esenciale.

Një: Murinjo vështirë se përforcon një konkurrent direkt. Dhe Interi, “Special One” e di, në Champions mund të shndërrohet shumë i rrezikshëm.

Dy: Rikuperimi fizik i Kakasë është për t’u vlerësuar. Vërtet flitet për një huazim prej 6 muajsh, pikërisht për të parë se si do jetë atletikisht Kakaja i ri. Por tek Interi askush nuk do të rrezikojë gabime në merkato pas verës së vështirë të vitit të kaluar.

Tre: Riki është vërtet milanist brenda tij. Në ditët e lamtumirës, braziliani vuante. Dhe vërtet që ai do të kishte qëndruar te kuqezinjtë. Atëherë ndërhyri oferta joshëse e Realit të Madridit dhe kërkesat e merkatos (në dalje) të Galianit. Po sot? Sot mund të mendojë, shumë, për ndjenjën se mund të mos ketë një të ardhme nën drejtimin e Murinjos.

Por mundësitë e zbarkimit të Kakasë tek Interi i shtohet edhe një deklaratë pozitive e menaxherit të tij, Antonio Kaliendo. Ky i fundit konfirmon me gjysmë zëri se “Leonardo mund të ndihmojë Interin, sepse në kohën kur drejtonte Milanin, kishte demonstruar një personalitet të rëndësishëm. Mendoj se, fakti i të qenët të Leos tek Interi mund të lehtësojë një rikthim të Kakasë në Milano”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)