11 Janar 2025

Interi synon Pjanic-Florenzi

Milano, 17 maj - Rindërtimi i Interit në sezonin e ardhshëm mund të nisë me dy prej talenteve më shprësëdhënëse të Romës.

Ishte “La Gazzetta dello Sport” ajo që informoi se zikaltërit kanë piketuar mesfushorët Pjanic e Florenci, 23 dhe 22 vjeç.

I pari, i blerë nga Lioni për 11 milionë euro, nuk ka arritur të shndërrohet në një titullar fiks tek Roma, pavarësisht cilësive të padiskutueshme teknike.

Megjithatë, për Interin, blerja e boshnjakut mund të rezultojë më e vështirë, pasi Pjaniç vlerësohet shumë edhe në Angli e disa vende të tjera.

Përsa i përket Florenzit, Roma vështirësisht se do të pranonte të hiqte dorë prej tij, por Interi mund të jetë në gjendje të paraqesë një ofertë të mirë ekonomike për secilin futbollist, sidomos në rastin e përfolur të shitjes së mundshme të Guardin në një prej klubeve të mëdha europiane.

Ndërkohë, sipas të përditshmes italiane, Interi po ndjek me vëmendje edhe portierin gjerman Ter Stegen, i konsideruar si alternativa më e mirë për të zëvendësuar Handanoviç, nëse ai do të largohet drejt Barcelonës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)