07 Maj 2024

Interi, plan të ri për Cassanon

Milano, 3 dhjetor - Kampioni i Evropës, Inter, tashmë e ka planin e ri në dorë për transferimin e asit italian nën zjarr te Sampdoria, Antonio Cassano.

Cassano pritet të largohet së shpejti nga Sampdoria pas problemeve në klubin gjenovian, ndërsa rastin si zakonisht dëshiron ta shfrytëzojë Massimo Moratti, i cili tashmë ka përgatitur një kontratë të vlefshme pesë milionë euro në sezon për sulmuesin italian.

Sportmediaset njofton se Interi është favorit për firmën e Cassanos, ndërsa nëse Sampdoria nuk do ta shkëpusë kontratën me Cassanon deri në janar, atëherë pritet që Coutinho të huazohet te Sampdoria, si pjesë e marrëveshjes së transferimit për sulmuesin problematik italian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)