24 Dhjetor 2024

Interi ofron 7 milionë euro, Juventusi 10 për Shaqirin

Milano, 23 nëntor - Skuadra e Interit edhe zyrtarisht është në bisedime me drejtuesit e Baselit për të transferuar mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri, shkroi të dielën sajti italian "Calciomercato.com".

Trajneri i Interit, spanjolli Rafael Benitez, adhuron tej mase lojën e 19-vjeçarit dhe tashmë është i gatshëm t'i paguajë shtatë milionë euro për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mirëpo, problemi më i madh i klubit kampion të Italisë dhe Evropës, bëhet Juventusi që është i gatshëm të jap dhjetë milionë euro për ta transferuar, po në janar, ndonëse lojtari ka kontratë deri në qershorin e 2014-s.

Pos këtyre dy skuadrave të mëdha italiane, mesfushori kosovar këtë edicion po përcillet edhe nga një numër i madh skuadrash të tjera të famshme evropiane. Për Shaqirin interesim kanë treguar edhe Barcelona, Manchester United, Arsenal, Liverpool, Bayern Munchen, Borussia Dortmund, Hamburg, Lazio e Genoa.

Shaqiri në edicionin e shkuar u inkuadrua në ekipin e parë të Baselit nga juniorët dhe pati një edicion të shkëlqyer. Falë paraqitjeve të mira u ftua edhe në kampionatin botëror "Afrika e Jugut 2010" nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

Ai këtë edicion po e dëshmon veten edhe në Ligën e Kampionëve ku vetëm në ndeshjet e fazës grupore ka shënuar dy gola dhe ka dhënë gjashtë asistime për bashkëlojtarët te Baseli, me të cilin klub stinorin e kaluar fitoi titullin dhe Kupën e Spanjës, ndërsa vet fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të ri në Zvicër.

Mesfushori kosovar deri më tani ka regjistruar edhe shtatë paraqitje me Përfaqësuesen zvicerane dhe ka shënuar një gol dhe kjo kundër Anglisë në ndeshjen eliminatore për "Euro2012", të zhvilluar në shtator të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)