Interi ofron 15 milionë euro dhe tre lojtarë për Lavezzin
Milano, 29 prill - Interi është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro dhe tre lojtarë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Napolit, Ezequiel Lavezzi raporton La Gazzetta Dello Sport.
Ndërsa për argjentinasin ka kërkesa edhe nga shumë klube evropiane, mes tyre edhe nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City.Sipas një pike në kontratën e Lavezzit, klubi që është i interesuar për ta blerë atë duhet të paguajë 30 milionë euro.
Në shkëmbim të tij Interi ofron 15 milionë euro, dhe tre lojtarët e saj Goran Pandev, Joel Obi dhe Marco Faraoni.