Interi ofertë për Vidalin
Milano, 25 dhjetor - Javët e fundit, janë intensifikuar lajmet në mediet sportive, sidomos në Itali për transferim të mundshëm të Arturo Vidalin nga Barcelona tek Interi.
Por nëse “zikaltrit” po shqetësojnë jo pak “baugranat” për kilianin, kundërpërgjigjja e kampionëve të Francës është e drejtpërdrejtë dhe në “palcë”.
E përditshmja katalane “Sport”, një medie pranë Barcelonës, shkruan këtë të mërkurë që drejtuesit e spanjollëve synojnë Stefano Sensin.
Ata e konsiderojnë italianin objektiv primar, për të mbushur boshllëkun që do të krijonte largimi i Vidalit, por edhe i Rakiticit.
Për ta shkëputur nga Interi nevojitet një ofertë më e madhe se 50 milionë euro. Po sipas “Sport”, Barcelona nuk heq dorë as nga Lautaro Martinez për të përforcuar sulmin, por për këto çështje do të flitet më shumë gjatë merkatos së verës.