Interi në negociata për Garganon
Milano, 6 mars - Interi është mbyllur në negociata me Napolin për mesfushorin Walter Gargano.
Uruguaiani është caku kryesor i verës për presidentin e Interit, Massimo Moratti, shkruan Tutomercattoweb.
Moratti raportohet se tashmë ka biseduar me presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis, për çmimin e lojtarit dhe të dy janë duke arritur një marrëveshje përfundimtar për transferimin e tij në Giuseppe Meazza.