Interi mbret në San Siro
Milano, 8 tetor - Interi ka fituar derbin Madonina, ndaj Milanit me rezultat 1:0, duke i futur në krizë edhe më shumë kusherinjtë e Milanit.
Interit i ka mjaftuar goli i minutës së 3-të, i realizuar nga Samuel për të shënuar fitore në derbin e madh italian me Milanin. Interi, që me fat e nisi takimin, u duk se ai ia kthej shpinën në minutën e 48-të, kur pas dy kartonave të verdhë nga loja u përjashtua Nagatomo.
Pas këtij momenti zikaltrit u përqendruar kryesisht në fushën që i takonte atyre për tu mundur që me anë të kundërzbritjeve eventualisht të shënojnë edhe një herë.
Ndërkaq Milanit, të cilit i duhej fitorja si asnjëherë tjetër për të përfituar pozita sa më të larta në tabelë, u vërsulë me të gjitha forcat në sulm.
Por tentimet e Boateng, Robinhos e Pazzinit mbetën vetëm në tentativë më shumë për fatin e madh të Interit, që si duket e kishte natën e tij.
Kjo sfidë pos një goli të shënuar dhe lojës energjike në momente të saj kishte edhe nervozizëm të tepruar për shka edhe u ndanë pesë kartonë të verdhë dhe një i kuq.