Interi kërkon me çdo kusht Paulinho-n
Milano, 25 janar - Tekniku i Interit, Andrea Stramaccioni, duket se nuk ka ndërmend aspak të heqë dorë nga aspiratat e tij për të sjellë mesfushorin e talentuar Paulinho në radhët e zikaltërve.
Braziliani aktualisht aktivizohet tek skuadra e Corinthians në vendlindjen e tij dhe ka qenë mjaft i kërkuar në tregun e futbollit evropian, ku skuadra si Tottenham e Arsenal kanë kohë që e gjurmojnë futbollistin. Me largimin e Sneijder drejt kampionatit turk të futbollit, Interi ka arsye më shumë për të transferuar Paulinho-n.
Por skuadra braziliane që ka nën pronësi kartonin e mesfushorit kërkon 15 milionë euro që ta lërë të lirë. Nga ana tjetër Stramaccioni është gati që të shesë Phelippe Coutinho-n për të sjellë Paulinho-n në skuadër.
Nëse Coutinho transferohet tek skuadra e Southampton-it, e cila ka bërë një ofertë zyrtare prej 13 milionë eurosh për të, atëherë Interi do ti përdorë këto para për mesfushorin brazilian.