Interi kërkon Drogbën

Milano, 17 gusht - Interi është tejet i interesuar për ta transferuar sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.
Bisedimet kontraktuale mes Drogbas dhe Chelseat kanë pësuar ngecje për shkak të hezimit të Bluve për ti dhënë kontratë afatgjate sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.
Mediaset raporton se Interi është duke e monitoruar situatën dhe është duke e shqyrtuar Drogban si zëvëndësim të Etoos që do të kalojë te Anzhi Makhachkala.
Interi transferimin do ta realizonte në formë të një huazimi njëvjeçar, ashtu sikurse me Hernan Crespon shumë kohë më parë.