Interi interesohet për Mascheranon

Milano, 17 gusht - Interi është duke u lidhur me transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Javier Mascherano, pas rikthimit në vendlindje të Cesc Fabregas të hënën.
Klubi italian momentalisht po kërkon një zëvëndësues për largimin e Samuel Etoos te Anzhi dhe me rreth 40 milionë eurot nga ajo marrëveshje, mund të shohim një pjesë të mjeteve të shpenzuara për argjentinasin.
Javier Mascherano mund të jetë i detyruar për tu larguar nga Camp Nou, pasi tani ka shumë konkurrencë me Cesc Fabregasin dhe Sergio Busquets, të cilët edhe ashtu janë të preferuarit e tranerit Guardiola.