Interi interesohet për Lorik Canën
Milano, 14 prill - Kohëve të fundit kanë filluar të dalin nëpër media spekulime të ndryshme mbi të ardhmen e futbollistit shqiptar, Lorik Cana, për të cilin tani besohet se është i interesuar edhe Interi.
Siç njofton faqja e fansave në Facebook, Unë jam Interist
!, mediumet turke dhe zërat tjerë nga Italia bëjnë të ditur se për Canën ka filluar të shprehë interesim edhe kampioni aktual i Evropës, Inter.
Kohë më parë ishte thënë se për firmën e mesfushorit nga Gjakova është i interesuar edhe Milani dhe nëse këto spekulime janë të vërteta, pritet që të shohim derbi në merkato për një prej ikonave të futbollit shqiptar.