Interi interesohet për Afellay
Milano, 14 tetor - Pas paraqitjes së tij fantastike ndaj Suedisë të martën mbrëma, Ibrahim Afellay është shndërruar automatikisht në sulmuesin më të kërkuar në Evropë, pasi që pos shumë skuadrave tjera të alarmuara, tani interesim serioz ka filluar të shprehë edhe kampioni në fuqi i Evropës, Interi.
Afellay ka shkëlqyer në fanellën e PSV sezonet e fundit, ndërsa tani është cak i një prej skuadrave më të fuqishme evropiane.
Kontrata e Afellay skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe për këtë arsye PSV dëshiron ta shesë atë në janar, në mënyrë që sulmuesi të mos largohet si transfer i lirë gjatë verës.
Interi më herët ishte i interesuar në shërbimet e Dirk Kuyt, që është lënduar në sfidën ndaj Suedisë dhe do të jetë gjashtë muaj jashtë aksionit.