Interi i ofron Romës Cesarin
Milano, 1 qershor - Gjiganti italian, Inter, i ka ofruar Romës portierin, Julio Cesar pasi Nerazzurët dëshirojnë të kenë në klubin e tyre Emiliano Vivianon.
Sky Sport tregon se Interi i ka ofruar Romës Cesarin, edhe pse Braziliani sot njihet si njëri ndër portierët më të mirë në botë.
Viviano ka shprehur dëshirën e tij për tu kthyer te Interi, por vetëm nëse ai e ka të sigurt vendin në formacionin e parë.
Kontrata e Cesar me Interin përfundon në vitin 2014, por si duket ky sezon ka qenë i fundit për brazilianin me fanellën e Nerazzurëve.